Një shqiptar në Finlandë ka vdekur si pasojë e koronavirusit të martën.
Lajmi është konfirmuar nga familjarë të tij dhe zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë në Kosovë, raporton KOHA.
Në Finlandë deri tash janë regjistruar 320 vdekje, nga më shumë se 6800 raste me COVID-19. Në Kosovë kanë vdekur 30 persona nga 1123 raste të konfirmuara me virus.