Një shqiptar nga Struga në mesin e të vrarëve në sulmin e Vjenës, publikohet identiteti i tij

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Njëri nga viktimat e mbrëmshme të sulmit në Vjenë është edhe një shqiptar nga Veleshta e Strugës. Sipas raportimeve të mediave maqedonase bëhet fjalë për Nexhip Vrenezin, 21 vjeçar, transmeton Gazeta Express.

21 vjeçari dyshohet se u qëllua për vdekje në momentin kur kishte dalë nga lokali ku po pinte kafe, për të ndezur një cigare.

Për vdekjen e 21 vjeçarit ka shkruar edhe ish-politikani, Bardhyl Mahmuti.

“Pas aktit të mbrëmshëm terrorist në Vjenë, një numër mediash vunë në fokus faktin se krimineli që kreu këtë akt të përbindshëm ishte Kujtim Fejzullai, me origjinë shqiptare nga Maqedonia (nga fshati Çollopek, komuna e Bërvenicës). Fatkeqësisht të pakta ishin mediat që njoftuan se viktima e parë që u ekzekutua nga kjo fundërrinë fondamentaliste ishte Nexhip Vrenezi, gjithashtu me origjinë shqiptare nga Maqedonia (nga fshati Veleshtë, komuna e Strugës)”, ka shkruar Mahmuti në Facebook.

Share This Article