ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Lëvizje në qeveri/ Shkarkohen zv.ministra, prefektë dhe anëtarë bordi të Kadastrës 2 hours ago
Raporti i KE për Maqedonia e Veriut: Hapa në vend në procesin e integrimit 2 hours ago
Dy të plagosur rëndë pasi një shofer përplas njerëzit në një ishull francez 5 hours ago
Policia kërkon ‘urgjentisht’ një algjerian të liruar gabimisht nga burgu javën e kaluar 5 hours ago
Nga Martha Washington te Melania Trump: Mesazhet e ‘koduara’ të zonjave të para të SHBA-ve përmes veshjes 6 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Një shqiptaro-amerikane në festën e 4 Korrikut, në Shtëpinë e Bardhë

albnews by albnews
13 July, 2022
in Albania, Kosova
0
Shqipëria i ofron NATO-s bazë detare në Durrës
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Besa Tafilaj Pinchatti është Drejtoreshë Ekzekutive e Shoqatës Kombëtare të Familjeve Ushtarake amerikane

Nga Ramiz Lushaj

RelatedPosts

Daily Mail: Shqipëria po ia kalon Spanjës si destinacion pushimesh për britanikët

Lëvizje në qeveri/ Shkarkohen zv.ministra, prefektë dhe anëtarë bordi të Kadastrës

LVV i përgjigjet Abdixhikut: Viti 2025 e dëshmon kush po bllokon përpjekjet për qeveri

        Shtëpia e Bardhë në Washington, në ditën e 4 korrikut, në Festën e 246 Vjetorit të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kishte ftuar speciale edhe shqiptaro-amerikanen e njohur, Besa Tafilaj Pinchatti, Drejtoreshë Ekzekutive e Shoqatës Kombëtare të Familjeve Ushtarake të SHBA-së (National Military Family Association), e shoqëruar me dy nga tre fëmijët e saj: vajza Zana e djali Loriku.

        Besa Tafilaj është vajza e veprimtarit, filantropistit e botuesit të njohur shqiptaro-amerikan, Ramiz Tafilaj, i cili kohët e fundit u vlerësua nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë me dekoratën e lartë “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut” (New York, 12 qershor 2022), i dekoruar nga Presidenti Amerikan Donald Tramp me Çmimin “Për arritje jetësore” (2019); mban titullin “Qytetar Nderi” i Vushtrisë dhe Çelësin e këtij qyteti të Kosovës (2021), Çmimin e lartë “Mark Krasniqi” (në Plavë-Guci, Mali i Zi, 1 gusht 2021), etj.

        Besa Tafilaj ka lind dhe është rritë në Houston të Teksasit, krye studimet e larta për gazetari e biznes në Universitetin e Teksasit, ndërsa magjistraturën në University of North Carolina. Në CV-në e saj ka shënuar një karierë të suksesshme si gazetare e prezantuese (folëse) televizive, si në rrjetin televiziv amerikan ABC etj., e, siç e thotë veprimtari i shquar shqiptaro-amerikan, Faton Bislimi: “duke qenë edhe autore e disa raportimeve ekskluzive për Luftën në Kosovë në TV-të amerikane”. Besa është e martuar me David J. Jr. Pinchotti, një oficer i Marine Corps të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e kanë tre fëmijë me emra tipik shqiptarë: Lira, Zana, Lorik, të cilët gëzojnë dhe përkujdesjen e nënës së saj, gjyshe Diana Tafilaj.

        Veprimtarja elitare Besa Tafilaj në më shumë se një dekadë kohore ka qënë Drejtoreshë për Avancim në NMFA, e cilësuar si organizata ma e çmuar e familjeve të pjestarëve të forcave të armatosura të SHBA (e themeluar në vitin 1969), organizatë me respekt të jashtëzakonshëm e vlerësime të larta në popullin amerikan, në institucionet shtetërore amerikane në Washington D.C. dhe kudo tjetër në Amerikën kontinentale e ishullore, si dhe në seli diplomatike amerikane, në institucione e shoqëri civile amerikane kudo në botë. 

        Besa Tafilaj, e zgjedhur kohët e fundit Drejtore Ekzekutive (CEO) e Asociacionit Nacional të Familjeve Ushtarake të SHBA-ve (National Military Family Association) është mirëpritur  lartësisht nga  Presidenti Amerikan, Joe Biden, para një muaji, në maj 2022,  e shoqëruar dhe me jehonë mediatike në SHBA dhe në shtete e treva shqiptare në Ballkan, edhe në rrjete sociale.

        Prania elitare e Besa Tafilaj Pinchotti, në veprimtarinë solemne e festive të 246-Vjetorit të Pavarësisë së SHBA, në kopshtin e Shtëpisë së Bardhë, me dy fëmijët e saj, është nderim për dy mbiemrat e saj shqiptaro-amerikan, edhe për të gjitha Familjet e Ushtarakëve në SHBA, edhe për Komunitetin Shqiptar në SHBA dhe për shqiptarët në Ballkan e kudo tjetër në botën e kohën e sotme.

        Njohja e miqësia e mirë në mes familjes Tafilaj e Biden ka nisur që në vitin 1986, në ma shumë se tre dekada, kur Biden ishte senator i Senatit të SHBA, duke vazhdimue në interes të Amerikës e Kombit Shqiptar, ndër breza, nga Ramiz Tafilaj e deri tek vajza e tij, Besa Tafilaj Pinchotti me familjen e saj, me fëmijët e saj.

        Besa Tafilaj Pinchotti, Drejtore Ekzekutive e Asociacionit Nacional të Familjeve Ushtarake të SHBA-ve (National Military Family Association), e cila ka qënë  e pranishme dhe në faqet e “Gazeta e Alpeve” (media panshqiptare e ndërballkanike), është e Ftuar Nderi në “Kuvendi Kombëtar i Alpeve”, në Vermosh të Malësisë së Madhe të Qarkut të Shkodrës, me 31 korrik 2022 dhe në “Takimi i Tretë i Plavë-Gucisë”, në shtëpinë e kulturës në Vuthaj, Plavë-Guci, Mali i Zi, më 1 gusht 2022, ku do të ketë një Përshendetje të veçantë dhe do të vlerësohet me Mirënjohje (Çmim) të lartë për veprimtarinë e saj.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Lëvizje në qeveri/ Shkarkohen zv.ministra, prefektë dhe anëtarë bordi të Kadastrës

Lëvizje në qeveri/ Shkarkohen zv.ministra, prefektë dhe anëtarë bordi të Kadastrës

5 November, 2025
Raporti i KE për Maqedonia e Veriut: Hapa në vend në procesin e integrimit

Raporti i KE për Maqedonia e Veriut: Hapa në vend në procesin e integrimit

5 November, 2025
Dy të plagosur rëndë pasi një shofer përplas njerëzit në një ishull francez

Dy të plagosur rëndë pasi një shofer përplas njerëzit në një ishull francez

5 November, 2025
Policia kërkon ‘urgjentisht’ një algjerian të liruar gabimisht nga burgu javën e kaluar

Policia kërkon ‘urgjentisht’ një algjerian të liruar gabimisht nga burgu javën e kaluar

5 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result