Në periferi të Bakhmut, një ekip vdekjeprurës snajperësh lëvizin fshehurazi nëpër pyje dhe fusha duke synuar caqet ruse.
“Nuk është asgjë si filmat amerikanë që romantizojnë punën e snajperëve dhe e tregojnë atë si shumë magjepsëse”, ka thënë për Business Insider komandanti i tyre, i cili ka nofkën “Fantazma”.
“Ne punojmë 24 orë në ditë, nuk bëjmë dallim mes ditës apo natës. Nuk ka fundjavë”, tha ai. “Ti je i rraskapitur…”.
Ai ka thënë se njësia e tij ka qëlluar 558 objektiva në nëntë muajt e fundit dhe ai është personalisht përgjegjës për 113 prej tyre.
Numri i luftëtarëve të armikut që ai thotë se kanë vrarë është i barabartë me ushtarët e një batalioni të tërë.
Ndryshe, përgjatë historisë së luftës moderne, ka pasur histori të snajperëve thuajse mitik, të cilët “nxjerrin jashtë loje” një sërë objektivash armike me saktësi të mprehtë.
Dhe ekipi i tyre në këtë rast thuhet se qëllon objektiva me vlerë të lartë.
Pasi objektivi është eliminuar, ata vrasin çdo ushtar tjetër rus që shohin në afërsi.
Ndërkohë bëhet e ditur se arma kryesore e snajperit ukrainas është Barrett M107A1 e prodhuar në SHBA.