Një stacion i tërë policie në duart e tyre prej disa ditësh, forcat speciale ekzekutojnë 33 pengmarrësit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Forcat e sigurisë pakistaneze kanë marrë kontrollin e plotë të një stacioni policor që u mor peng, duke vrarë të gjithë 33 pengmarrësit. Gjatë aksionit të forcave speciale, disa persona, përfshirë zyrtarë të sigurisë, ishin brenda në atë kohë.

Ministri i Mbrojtjes, Khawaja Muhammad Asif, tha që të gjithë pengjet u liruan, dy forca speciale u vranë dhe 10 deri në 15 anëtarë të ushtrisë u plagosën.

Talibanët pakistanezë, të njohur si TTP, konfirmoi se fshihej pas sulmit, sipas një deklarate të raportuar nga media lokale. Grupi rriti sulmet e tij pasi i dha fund armëpushimit me qeverinë muajin e kaluar, teksa kanë qenë në konflikt prej vitesh.

Grupi u shfaq në 2007 dhe u shtyp nga një operacion ushtarak në vitin 2014, përpara se të rishfaqej. Militantët thuhet se kanë kërkuar një dalje të sigurt në këmbim të lëshimit të pengjeve.

Incidenti erdhi në mes të një valë sulmesh vdekjeprurëse në Pakistan, shumë prej të cilave kanë synuar forcat e sigurisë.

Share This Article