Një stuhi e fortë gjeomagnetike po vjen! Në rrezik rrjetet elektrike dhe GPS

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një stuhi e fortë gjeomagnetike është duke ardhur, e cila do të ndikojë në rrjetet e energjisë dhe sistemet e navigimit GPS.

Mediat ndërkombëtare bëjnë të ditur se aktualisht është në nivelin G3, në një shkallë nga G1 (e dobët) në G5 (ekstreme). Fenomeni, i raportuar nga Administrata Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike e SHBA-së (NOAA), po prish fushën magnetike të Tokës dhe do të vazhdojë të paktën deri më 7 nëntor.

Stuhia shkaktohet nga një seri shpërthimesh diellore dhe nxjerrje masive koronale, të cilat janë plazma, gaz i jonizuar i përbërë nga elektrone dhe protone. Sipas ekspertëve, aurorat spektakolare mund të ndodhin në gjerësi gjeografike më të ulëta.

Një stuhi e fortë gjeomagnetike po vjen! Në rrezik rrjetet

“Që nga ora 9 e mëngjesit (me orën tonë) të së enjtes, fusha magnetike është shqetësuar në nivele të forta”, shpjegon Mauro Messerotti, profesor i Meteorologjisë Hapësinore në Universitetin e Triestes, “një stuhi gjeomagnetike e klasit G3. Që nga pasditja e së mërkurës, fusha gjeomagnetike është shqetësuar nga nivele të vogla dhe të moderuara, një stuhi gjeomagnetike e klasit G1 dhe G2.”

Një stuhi e fortë gjeomagnetike po vjen! Në rrezik rrjetet

Më 5 nëntor, sqaron ai “u emetuan 15 shpërthime rrezesh X të klasit C dhe tre të klasit M; deri në orën 9 të mëngjesit të së enjtes, ishin emetuar nëntë shpërthime rrezesh X të klasit C dhe një të klasit M.”

Shpërthimet diellore maten në pesë klasa (A, B, C, M dhe X), në rend rritës të fuqisë. Uebsajti i motit hapësinor Spaceëeather.com parashikon “nxjerrje të mëtejshme koronale deri më 8 nëntor”. 

Share This Article