ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Dhjetë vite bashkë në siguri: Ballkani e Evropa në një zë nga Shkupi 9 hours ago
FOTO/ Atentat në Rinas, vritet krahu i djathtë i Emiljano Shullazit 11 hours ago
EMRI/ U prangos, u vra dhe u dogj në makinë, trupi i gjetur në Greqi i përket të riut nga Tepelena 12 hours ago
Irani kërkon një ‘marrëveshje paqësore bërthamore’ me SHBA-në 12 hours ago
3 vrasje në një ditë, ministrja Koçiu: Nuk kemi çfarë të bëjmë, janë ngjarje mafioze 13 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Një teori konspirative që po bëhet e vërtetë: Pasaporta e vaksinës

albnews by albnews
19 March, 2021
in Bota
0
Një teori konspirative që po bëhet e vërtetë: Pasaporta e vaksinës
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Pandemia COVID-19, krahas ndikimeve të shumta te njerëzimi, tashmë po përgatitet të paraqesë një risi tjetër, pasaportat e vaksinave, të cilat deri së fundmi konsideroheshin si teori konspirative

Pandemia e koronavirusit të ri (COVID-19), e cila më shumë se një vjet ka nënshtruar njerëzimin ndaj ndryshimeve të detyrueshme në gjitha fushat e jetës, nga rutina e përditshme deri te zakonet e përgjithshme, tashmë është në përgatitje për të na njohë me pasaportën e dytë që do të tregojë gjendjen tonë shëndetësore për udhëtim.

RelatedPosts

Irani kërkon një ‘marrëveshje paqësore bërthamore’ me SHBA-në

Tmerr në det, fundoset katamarani me 55 turistë

Pakistani ‘në gjendje lufte’, shpërthimi pranë gjykatës shkakton 12 viktima dhe 20 të plagosur

Bota, pavarësisht paralajmërimeve, kufizimeve dhe madje edhe vaksinave, nuk arriti ta ndalojë pandeminë. Megjithëse në muajt në vijim, me ndikimin e motit të nxehtë dhe vaksinimit masiv mund të ketë një dritë shprese, nuk ka garanci që jeta jonë të rikthehet në normale.

Bashkimi Evropian (BE), i ndikuar në mënyrë të konsiderueshme nga pandemia në aspektin socio-ekonomik, duke mos e duruar presionin këmbëngulës të disa anëtarëve me ekonomi të përqendruar në turizëm, të paktën në mënyrë që udhëtimet të bëhen lirshëm, mori vendim që të zbatohet pasaporta e vaksinës, gjë e cila nga disa deri së fundmi konsiderohej si “teori konspirative”.

Ideja për pasaportën e vaksinës u dëgjua me një letër të Kyriakos Mitsotakis, kryeministrit të Greqisë, vend në të cilin një nga çdo pesë persona punon në sektorin e turizmit, drejtuar Komisionit Evropian. Ideja u mbështet edhe nga Spanja, e cila gjendet në situatë të ngjashme me Greqinë. Ndërkaq, u kundërshtua nga shtete si Franca, Gjermania dhe Belgjika, të cilët patën shqetësim se do të shkaktojë padrejtësi, pasi vaksina ende nuk është e arritshme për të gjithë.

Por Komisioni Evropian, me rregullimet që bëri, mori edhe miratimin e atyre që janë kundër dhe me konferencën për media të kryetares së Komisionit, Ursula von der Leyen, filluan zyrtarisht punimet për “pasaportën e vaksinës”.

Prioriteti në iniciativë është udhëtimi i lirshëm i qytetarëve brenda BE-së pa kufizime. Kjo ngaqë disa anëtarë të BE-së, pavarësisht vendimit të Unionit, janë duke bërë kontrolle në kufi dhe mund të kthejnë njerëzit nga kufiri, pavarësisht nëse janë qytetarë të BE-së. Ka pasur shumë ngjarje që kanë dëmtuar botëkuptimin e unitetit që nga fillimi i pandemisë COVID-19, gjë që kishte shkaktuar rritjen e dozës së kritikave kundër administratës së BE-së. Për më tepër, fakti që vendet po kryenin kontrolle kufitare, para së gjithash, e vendosi Komisionin Evropian në një situatë të vështirë.

Cilat informacione do të marrin pjesë në pasaportën e vaksinës?

Edhe pse do të jetë “pasaportë vaksine” ose “certifikatë vaksine”, në dokumentin që do të jetë me QR kod digjial ose në formë letre do të marrin pjesë informacione si vallë personat janë vaksinuar kundër COVID-19, nëse janë vaksinuar, ku dhe cilën vaksinë, ata që janë infektuar se janë shëruar, niveli i antitrupave dhe rezultati i testit PCR ose testit të shpejtë antigjen.

BE-ja, siç pritej, do t’i pranojë automatikisht vaksinat e miratuar nga Agjencia Evropiane e Vaksinave. Këto janë: Pfizer-BioNTech, Moderna, AstraZenaca dhe Johnson&Johnson. Por brenda BE-së dihet se Hungaria dhe Sllovakia përdorin vaksina të Kinës dhe Rusisë, kurse Italia dhe Çekia ka hapur dyer për këto vaksina, meqë BE-ja miratimin e vaksinave jashtë katër kompanive perëndimore ua la vendeve anëtare.

Pasaporta e vaksinës parashikohet të fillojë të merret në përdorim në muajin qershor. Sidoqoftë, dështimi i BE-së në të gjitha fazat e procesit të pandemisë COVID-19 ngre pyetje në lidhje me shpërndarjen në kohë të certifikatës së vaksinës dhe menaxhimin e procesit. Administrata e BE-së, në këtë periudhë vitin e kaluar nuk kishte arritur t’u përgjigjet thirrjeve për ndihmë të anëtarëve, përfshirë Italinë, nuk kishte përmbushur nevojat e vendeve në aspektin e maskave, ventilatorëve, dhe pavarësisht marrëveshjes për 2,5 miliardë doza vaksine me kompanitë, nuk kishte arritur sukses në furnizim.

Gjersa disa vende evropiane po frikësohen për valën e tretë, në rast të mosmenaxhimit të mirë të procesit të pasaportës së vaksinës, një valë e tretë e kritikave do të jetë e pashmangshme për administratën e BE-së.

Si do t’i ndikojë pasaporta e vaksinës te vendet jashtë BE-së?

Nuk është e vërtetë se pasaporta e vaksinës do të sjellë udhëtim të lirë vetëm për shtetasit e BE-së. Greqia dhe Spanja, të cilët e mbrojnë fuqishëm këtë praktikë, e kanë syrin drejt turistëve britanikë. Komisioni, ashtu si në çdo problem që nuk mund të zgjidh, ua lë iniciativën anëtarëve të BE-së. Secili vend do të vazhdojë të pranojë njerëzit jashtë BE-së me vaksinë nëse është e mundur, ose rezultat negativ të testit PCR. Ashtu si në praktikën aktuale, anëtarët mund të kufizojnë vendet nga zonat me rrezik të lartë.

Si rezultat, megjithëse pasaporta e vaksinës është në agjendën e BE-së, duket e pashmangshme që aplikimi të përhapet në gjithë botën sipas rrjedhës së pandemisë. Iniciativa, e cila me fillimin e pandemisë tek shumica ishte si një teori konspirative, është duke u shndërruar në një realitet të jetës sonë.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Dhjetë vite bashkë në siguri: Ballkani e Evropa në një zë nga Shkupi

Dhjetë vite bashkë në siguri: Ballkani e Evropa në një zë nga Shkupi

11 November, 2025
FOTO/ Atentat në Rinas, vritet krahu i djathtë i Emiljano Shullazit

FOTO/ Atentat në Rinas, vritet krahu i djathtë i Emiljano Shullazit

11 November, 2025
EMRI/ U prangos, u vra dhe u dogj në makinë, trupi i gjetur në Greqi i përket të riut nga Tepelena

EMRI/ U prangos, u vra dhe u dogj në makinë, trupi i gjetur në Greqi i përket të riut nga Tepelena

11 November, 2025
Irani kërkon një ‘marrëveshje paqësore bërthamore’ me SHBA-në

Irani kërkon një ‘marrëveshje paqësore bërthamore’ me SHBA-në

11 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result