Një tërmet 6,6 ballë Rihter godet brigjet e Indonezisë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një tërmet me magnitudë 6,6 ballë të shkallës Rihter goditi sot brigjet e ishullit Java në Indonezi, njoftoi observatori amerikan USGS, por nuk ka shkaktuar shumë dëme, sipas autoriteteve lokale.

”Tërmeti i fortë ndodhi në një thellësi prej më shumë se 500 kilometrash”, theksoi USGS dhe është ndjerë në disa rajone të arkipelagut.

Epiqendra u lokalizua 100 kilometra nga qyteti i Batang-ut rreth orës 22:54 GMT.

“Nuk ka rrezik për cunami dhe deri tani nuk kemi pasur njoftime për dëme”, theksoi Rahmat Triyono, zëdhënës i agjencisë indoneziane të gjeofizikës.

Në 2018, një tërmet me magnitudë 7,5 ballë, i pasur nga një cunami në ishullin e Celebes shkatërroi rajonin e Palu dhe shkaktoi 4 300 të vdekur dhe të zhdukur.

Share This Article