Një tërmet me fuqi 4.7 magnitudë godet Malin e Zi dhe Bosnjën e Hercegovinën

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një tërmet me fuqi shkatërruese prej 4.7 mangnitudë, ka goditur sot rreth orës 12:40 Malin e Zi, por edhe Bosnjën e Hercegovinën.

Epiqendra e tërmetit ishte 31 kilometra nga Nikshiqi, në një thellësi prej tre kilometrash.

“Është dridhur shumë, ka zgjatur dhjetëra sekonda. Ishte më i fuqishëm sesa tërmeti i të hënë”, ishin disa nga komentet në ueb-faqen e EMSC-së.

Deri më tani nuk raportohet për dëme materiale apo të lënduar. Ndërkaq një ditë më parë u regjistrua një tërmet tjetër në po të njëjtin rajon, por që kishte fuqi më të vogël shkatërruese, pra prej 4.4 magnitudë.

Share This Article