Një tjetër akuzë nga SPAK/ Reagon Ahmetaj: Tentojnë të ndërtojnë tek unë “delen e zezë”

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një tjetër akuzë po rëndon mbi supet e ish zv- kryeministrit Arben Ahmetaj i ndodhur në arrati. Prokuroria e Posaçme e akuzon për “Shpërdorim detyre”, lidhur me privatizimin e ish-Fabrikës së bukës në Tiranë.

Vepra përkon me kohën kur Ahmetaj ushtronte funksionin e ministrit të Financave dhe që sipas organit të akuzës dyshohet të ketë hedhur firmën për privatizimin e fabrikës, si pronë e shtetit ndërkohë që me vendim gjykate prona i kishte kaluar një familjeje nga Tirana.

Për ish-ministrin Ahmetaj, faktet sipas tij flasin për një drejtësi të korruptuar për ta nxjerrë atë si delen e zezë të kopesë.

Faktet e fundit të botuara nga media kanë vërtetuar atë qe unë kam thënë, se ka një segment të organizuar politiko-mediatik të financuar nga inceneratorët, me tentakula në drejtësi, që tentojnë të ndërtojnë tek unë “delen e zezë”, përtej kokës së vërtetë të zezë të kopesë”, shprehet Ahmetaj.

Në mediat sociale, Ahmetaj shkruan se janë mbrojtur aksionet e shtetit, pasi ish-pronarët kishin kundërshtuar vlerësimin e pavarur të aksioneve të kompanisë

Imagjinoni për një sekond sikur të kishte ndodhur e kundërta: të ishin reduktuar me herë aksionet e shtetit (automatikisht vlera e marrë në buxhetin e shtetit)??? “Koka e vërtetë e zezë” ia ka dalë…përkohësisht”, reagon Ahmetaj.

Krahas Ahmetajt për këtë privatizim që sipas SPAK ka shkaktuar dëm në miliona euro në buxhetin e shtetit   po hetohen edhe 12 persona të tjerë me tyre ish sekretari Përgjithshëm i Ministrisë së  Financave  dhe biznesmeni Lirim Fezollari.

Share This Article