Ekipet e kërkim-shpëtimit në Turqi, të cilat vazhdojnë punën e tyre në Hatay, shpëtuan një foshnje 10-ditore.
Yağız Ulaş u nxorr nga rrënojat me nënën e tij, rreth 90 orë pas tërmetit.
Ndërsa 92 orë pas tërmetit, nënë e bijë u shpëtuan nga rrënojat…
Në rrënojat e ndërtesës 5-katëshe Manolya, e cila u shkatërrua në distriktin Hayrullah të rrethit qendror Onikisubat, ekipet shpëtuan një nënë 65-vjeçare me kancer dhe vajzën e saj 33-vjeçare Mihriban Sulltan Özçelebi, të cilët ishin nën rrënoja.
Të plagosurit janë dërguar në spital me autoambulancë.