Një tjetër person i afërt me mbretëreshën u nda nga jeta

albnews
By
3 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Mbretëresha ka pësuar një humbje tjetër pas vdekjes së Princit Phliph. Ish-menaxheri i Royal Studs dhe miku i saj i vjetër, Sir Michael Oswald ka ndërruar jetë në moshën 86-vjeçare.

Sir Michael ishte këshillues garash i Mbretëreshës Elizabeth dhe Nënës Mbretëreshë për gati 30 vjet. Ai vdiq pas një sëmundjeje të gjatë, më 17 prill, në të njëjtën ditë me varrimin e Dukës së Edinburgut në Windsor, sipas The Times.

Gjatë viteve, Sir Michael shpesh ishte fotografuar përkrah Mbretëreshës në paraqitje të ndryshme. Gjithashtu kur Dukesha e Kembrixhit bëri debutimin e saj të shumëpritur në Royal Ascot në vitin 2016, edhe ajo u fotografua duke shijuar një bisedë me ekspertin.

“Ai gjithmonë thoshte se kishte punën më të mrekullueshme që dikush mund të kishte pasur ndonjëherë dhe se për tërë jetën e tij ai thjesht po bënte atë që do të kishte bërë nëse do të ishte një njeri i pasur që nuk do të punonte”, -u shpreh e veja e Sir Michael, Lady Angela për Racing Post.

Para se të merrte postin si këshilltar i garave të Mbretëreshës në vitin 2003, Sir Michael punoi për Nënën Mbretëreshë nga 1970-a deri në vdekjen e saj, në vitin 2002.

Sportet e kuajve janë një nga pasionet e familjes mbretërore.

Mbretëresha ka mësuar të kalërojë që në moshën 3-vjeçare.

Duka i Edinburgut luajti polo deri në vitin 1971, kur zbuloi kalërimin me karrocë dhe iu dhanë meritat për sjelljen e këtij sporti në Mbretërinë e Bashkuar. Ai përfaqësoi Britaninë në 3 kampionate evropiane dhe në 6 kampionate botërore.

Mbesa e tij më e vogël, Lady Louise Windsor, 17 vjeçe, ka ndjekur gjurmët e gjyshit të saj të ndjerë dhe është një kalorëse karroce e arrirë.

Princesha Anne ishte gjithashtu e para mbretërore që garoi në Lojërat Olimpike, duke marrë pjesë në Lojërat e 1976-ës në Montreal dhe duke hipur në kalin e Mbretëreshës, Goodwill, në Eventing.

Vajza e saj, Zara Tindall, gjithashtu përfaqësoi Team GB në Lojërat Olimpike të Londrës në vitin 2012, duke fituar një medalje argjendi në Eventing.

Share This Article