Një tjetër rikthim në Kombëtare, Sylvinho përforcon radhët

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Pas rikthimit të Armando Brojës në fushën e lojës, një tjetër kuqezi ka lënë pas dëmtimin dhe ka nisur të stërvitet me ekipin e tij.

Bëhet fjalë për mbrojtësin Marash Kumbulla, i cili ka lënë pas dëmtimin që pësoi në përballjen ndaj Milanit, në fundin e muajit prill dhe është vënë në urdhrat e Mourinhos.

Por ky nuk është një lajm i mirë vetëm për ekipin italian, por edhe për trajnerin Sylvinho, organika e të cilit po forcohet nga dita në ditë përpara përballjeve të shtatorit ndaj Çekisë më 7 shtator dhe Polonisë më 10 shtator në Tiranë.

Share This Article