Një tjetër zbulim arkeologjik del në dritë në zonën e Maliqit

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Pranë fshatit Podgorie, tek vendi i quajtur Kopace, midis Burrës dhe Kishnikut, në bashkinë e Maliqit, në një pronë private, gjatë punimeve, ka dalë në dritë një objekt arkeologjik, i cili sipas arkeologëve rezulton të jetë një pitos.

Lajmi u bë i ditur nga Ministria e Kulturës e cila thekson se “menjëherë, pas vënies në dijeni të këtij zbulimi, Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore, Korçë, ngriti grupin e punës, për të kryer inspektimin në terren dhe verifikimin paraprak të objektit”.

Sipas specialistëve, pitosi është prej qeramike, i përzierë me guralecë të vegjël, me një lartësi prej 145 cm, gjerësi 65 cm dhe me një fund 16 cm.

Objekti paraqitet i stërzgjatur dhe ka një shirit në pjesën më të fryrë të trupit, një dekor plastik me gjerësi 5.5 cm dhe trashësi 2 cm.

“Mendohet që objekti t’i përkasë periudhës së vonë arkaike-klasike, të shek. VI-V p.k. Të dhënat çojnë drejt mundësisë së ekzistencës së një tjetër objekti të ngjashëm, në terren. Punimet në terren pritet të nxjerrin në dritë të tjera të dhëna”, – tha Margariti.

Maliqi është një vendbanim me shumë periudha, prej neolitit të vonë dhe mbaron në periudhën arkaike. Kultura e Maliqit është ndër më të zhvilluarat në rajon./ATSH/

Share This Article