Një ‘top gun’ për Miss Amerika! 22 vjeçe, bjonde ka studiuar në Harvard dhe piloton avionët luftarakë në ushtri

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Miss Amerika është 22 vjeçe, bjonde dhe ka studiuar në Harvard! Ka rripin e zi në taekwondo! Ndoshta kur ta pyesin “cila është ëndrra jote?” nuk do të përgjigjet “paqja botërore”. Madison Marsh nuk mund të mendojë seriozisht për paqen globale vetëm nëse duhet të ndryshojë vendin e punës: Vajza e zgjedhur të dielën (15 janar) në Orlando të Floridas më e bukura në Amerikë, është një ‘top gun’ pilote e avionëve luftarakë në ushtri.

Është hera e parë në historinë qindravjeçar të garës që një pjesëtar i një trupe ushtarake, fiton titullin. “Jam shumë e lumtur – komentoi ajo në intervistën e saj të parë – që mund të përfaqësoj gratë që thyejnë stereotipet”. Marsh ia kushtoi fitoren nënës së saj, e cila vdiq nga kanceri në pankreas në vitin 2018, një ditë pasi vajza e saj hyri në akademinë ushtarake. Që në moshën 17-vjeçare, Madison i kushtoi asaj një fondacion për të ndihmuar të prekurit nga kjo formë kanceri. Organizata jofitimprurëse ka mbledhur më shumë se 250 mijë dollarë.

Karriera

Share This Article