“Një tradhtar më pak!”. Mirëpriti pushtimin rus, kryebashkiaku ukrainas gjendet i vrarë

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryebashkiaku i një qyteti ukrainas, i cili kishte mirëpritur pushtimin rus, u gjet i vrarë me armë zjarri, pasi ishte rrëmbyer nga shtëpia e tij, raportojnë mediat vendase. Vlodymyr Struk, nga qyteti Kremina në Luhansk, mbeti i vrarë të martën me plumb në zemër. Sipas bashkëshortes së tij, po atë ditë ishte rrëmbyer nga shtëpia.

Teksa njoftonte vrasjen e Struk, këshilltari i ministrit të Brendshëm ukrainas, Anton Gerashchenko, deklaroi se Struk ishte “mbështetës i Republikës Popullore të Luhanskut” dhe ishte aktiv në agjendën proruse në Ukrainë, duke komunikuar vazhdimisht me autoritetet ruse.

Kjo republikë, e vetëshpallur në vitin 2014, ndodhet në lindje në Ukrainës, ku separatistët prorusë kërkuan pavarësi. Rusia akuzon Ukrainën se po kryen gjenocid ndaj kësaj popullsie. Por edhe pse nuk ka dhënë asnjë provë për këtë, e shfrytëzoi si pretekst për të pushtuar Ukrainën një javë më parë.

“Një tradhtar më pak!”, shkroi Gerashchenko në llogarinë e tij në Facebook. “Janë e fundit ishte aktivizuar së tepërmi duke mbështetur Rusinë. Më 1 mars, bashkëshortja e tij tha se ishte rrëmbyer pa persona të panjohur, ndërsa më pas u gjet i vrarë. Ukraina nuk mund të bënte asgjë kundër tij, pasi kishte shumë para, që me shumë gjasa i merrte nga Rusia. Por kur trupat ruse u futën në tokën ukrainase, ai u dënua nga gjykata popullore. Bazuar mbi këto fakte, është qëlluar nga patriotë të panjohur, si tradhtar i ligjeve në kohë lufte”.

Share This Article