Një tren në Gjermani përfshihet nga flakët, evakuohen 500 udhëtarë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Më shumë se 500 udhëtarë kanë qenë të detyruar të largohen nga një tren i shpejtë, pasi njëri nga vagonët u përfshi papritmas nga zjarri.

Raportohet se treni ishte duke udhëtuar nga Këlni drejt Frankfurtit.

Treni i tipit “ICE 511” ishte afër Mynihut kur njëri nga vagonët e tij u përfshi nga flakët. I pari që e kishte vërejtur flakën kishte qenë një polic, i cili e më pas e ka lëshuar alarmin dhe i ka evakuuar udhëtarët që kanë qenë pranë tij para se të lëndohen nga zjarri.

Pasagjerët e larguar nga treni u transportuan me autobusë dhe u dërguan në një qendër strehimi. Sipas autoritetit të hekurudhave, pesë persona kanë pësuar lëndime të lehta nga zjarri.

“Ende nuk kemi dëshmi për shkakun e zjarrit. Ekspertët tanë janë në vendin e ngjarjes për ta hetuar rastin”, ka thënë një zëdhënës i hekurudhave.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply