Një ushtar amerikan vrau dy punonjës përpara se të vriste veten e tij në bazën ushtarake Pearl Harbor, në Havaji të Shteteve të Bashkuara.
Zyrtarët thanë se ushtari plagosi edhe një punonjës tjetër para se të vetëvritej.
Incidenti bëri që baza të mbyllej për disa orë.
Identiteti i të përfshirëve në të shtëna nuk është konfirmuar ende.
Të tria viktimat kanë qenë punonjës civilë të Departamentit të Mbrojtjes, ndërsa i mbijetuari është në gjendje stabile, thanë zyrtarët.