Një vaksinë e re kundër Covid-19 aprovohet në Britani

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një vaksinë e re kundër Covid-19 ka marrë miratimin për përdorim në Britaninë e Madhe. Vaksina e quajtur Valneva ka marrë aprovimin nga Agjencia Rregullatore e Barnave dhe Produkteve Shëndetësore.

Kjo agjenci e pavarur në Britani është e para në botë që ka miratuar përdorimin e vaksinës Valneva.

Valneva është vaksinë që ka në bazë virus të plotë të dobësuar të Covid-19. Virusi është krijuar në laborator dhe më pas është bërë tërësisht joaktiv. Në këtë mënyrë, kjo vaksinë krijon imunitet nga virusi Covid-19.

Në Britani të Madhe vijon të mbetet i lartë numri i vdekjeve javore të shkaktuara nga koronavirusi, megjithëse këto nivele janë shumë më të ulëta se sa kur pandemia ishte në pikun e saj.

Share This Article