Një valë tjetër Covid? BA.2 rrit infektimet në botë, ende nuk ka raste në Shqipëri

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Infektimet nga Omicron kanë rënë ndjeshëm, por epidemiologët nuk përjashtojnë mundësinë e një valë tjetër të koronavirusit.

Nën varianti  BA.2 i Omicron po përhapet më shpejtësi në kontinentin aziatik dhe në Afrikë. Edhe në disa shtete në Europë janë rritur infektimet nga ky mutacion që ka transmetueshmëri më të lartë se Omicron.

Referuar situatës epidemiologjike, ende nuk ka sinjale për praninë e variantit BA2 në vendin tonë.

Epidemiologu Artan Simaku thekson nevojën e vaksinimit të personave që nuk e kanë kryer këtë proces.

Varianti BA.2 i koronavirusit është shumë ngjitës, ndërsa shenjat e sëmundjes janë të ngjashme me ato të mutacionit Omicronin.

Sipas specialistëve, personat e pavaksinuar mbeten më të rrezikuarit për të bërë komplikacione të rënda. Por pavarësisht rekomandimeve, fundi i valës Omicron ka ulur ndjeshëm interesin e popullatës për vaksinën anti-Covid.

Share This Article