Një viktimë nga tornado në Siçili

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Siçilia është goditur sërish nga moti i keq, duke shkaktuar vdekjen e një personi.

Një person ka humbur jetën në mëngjes në komunën Modika në jug të Italisë, që gjithashtu u godit nga tornado, njoftoi brigada e zjarrfikësve në Twitter.

Javët e fundit, stuhitë me shi të dendur kanë përfshirë sërish Siçilinë.

Që nga e marta, tornadot kanë goditur vazhdimisht brigjet e ishullit, duke shkaktuar frikë tek banorët. Siçilianë të shumtë postuan video të tyre në internet.

Përveç kësaj, janë raportuar stuhi të forta dhe përmbytje. Në fund të tetorit, tre persona humbën jetën nga përmbytjet e mëdha pranë Katanias në Siçilinë lindore.

Share This Article