Një vit heshtje, shefi i Pentagonit, telefonatë me ministrin rus të Mbrojtjes

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin zhvilloi të martën një bisedë telefonike me Ministrin e Mbrojtjes të Rusisë, Andrei Belousov, lidhur me rëndësinë e mbajtjes hapur të linjave të komunikimit.

Sipas Zërit të Amerikës, ky është komunikimi i parë i zyrtarëve të lartë amerikanë dhe rusë në më shumë se një vit, gjatë të cilit palët ofruan vështrime të ndryshme.

Ministria e Mbrojtjes në Rusisë deklaroi se Belousov e paralajmëroi Sekretarin Austin për rrezikun që paraqet vijimi i furnizimit të Ukrainës me armë amerikane.

Agresioni i Rusisë ndaj Ukrainës, aneksimi i 4 rajoneve të saj dhe përparimet e ngadalshme në pjesën lindore, i kanë dëmtuar marrëdhëniet e Moskës me Uashingtonin, të cilat mendohet se janë në nivelin më të ulët që nga kriza e vendosjes së raketave ruse në Kubë në vitin 1962.

Moska tha gjatë fundjavës se Shtetet e Bashkuara ishin përgjegjëse për një sulm ukrainas në gadishullin e Krimesë, ku u vranë katër persona.

Furnizimi i Ukrainës me armë amerikane rifilloi në muajin prill pas miratimit nga Kongresi të një pakete ndihme prej 61 miliardë dollarësh. Shtetet e Bashkuara thonë se i mbështesin kërkesat e Ukrainës për tërheqjen e trupave ruse dhe respektimin e kufijve të vendosur pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik.

Share This Article