ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Pushimet në makth, holandezi rrëfen Shqipërinë: 6 ditë në burg dhe 12 mijë € ryshfet 15 hours ago
“The King” 17 hours ago
Prapaskena nga darka mbretërore, si u përplasën kuzhinierët e Mbretit Charles III me bodigardët e Trump 17 hours ago
BE-ja rrit presionin ndaj Rusisë, Von der Leyen: Koha për të mbyllur rubinetat e gazit 17 hours ago
Grevë urie për drejtësi/ Babai i Denis Ruçit proteston para Parlamentit grek: Dua verifikim të ADN-së 17 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Një vit nga arrestimi për spiunazh, gazetari i Wall Street Journal mbetet në burgun rus

albnews by albnews
27 March, 2024
in Bota
0
Një vit nga arrestimi për spiunazh, gazetari i Wall Street Journal mbetet në burgun rus
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Të premten bëhet një vit që kur gazetari amerikan, që punon për gazetën “The Wall Street Journal”, u arrestua në Rusi me akuzën për spiunazh. Zoti Gershkoviç është një nga dy gazetarët amerikanë që mbahen të burgosur nga Moska. Ndërsa zotit Gershkovich, së fundmi, iu vazhdua paraburgimi, siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Cristina Caicedo Smit, familja dhe kolegët vazhdojnë përpjekjet për lirimin e tij.

Në një sallë gjyqi në Moskë, gazetarit amerikan Evan Gershkovich i njoftohet se do të qëndrojë edhe tre muaj i burgosur. Por ambasadorja amerikane në Rusi, Lynne Tracy, thotë se është koha që Moska ta lirojë zotin Gershkovich.

RelatedPosts

BE-ja rrit presionin ndaj Rusisë, Von der Leyen: Koha për të mbyllur rubinetat e gazit

Moska nuk i ndal provokimet, 3 avionë rusë fluturojnë për 12 minuta mbi Estoni

Avionët luftarakë rusë shkelin hapësirën ajrore të NATO-s

“Qeveria ruse ende nuk ka paraqitur asnjë provë për të vërtetuar akuzat e saj. Ajo nuk ka asnjë justifikim për ndalimin e gazetarit dhe asnjë shpjegim se përse fakti që ai bënte punën si gazetar përbënte një krim”, thotë Lynne Tracy, ambasadore e SHBA në Rusi. Që nga arrestimi i tij në një qytet rreth 1600 km në lindje të Moskës, më 29 mars të vitit të kaluar, familja dhe kolegët e tij kanë kërkuar lirimin e gazetarit të “The Wall Street Journal”.

Vitin e kaluar, ata kanë dhënë shumë intervista, kanë mbajtur konferenca për shtypin dhe një mori takimesh private, duke përfshirë edhe një me presidentin Joe Biden. Duke mbajtur lotët, Danielle Gershkovich përshkruan pasojat mbi familjen dhe letrat që ajo shkruan për t’i bërë shoqëri vëllait të saj.

“Përmes letrave ne duam të mbështesim njëri-tjetrin dhe ta bëjmë njëri-tjetrin për të qeshur. Unë jam e mahnitur prej tij”, thotë Danielle Gershkovich, motra e gazetarit amerikan të burgosur në Rusi. Rusia e akuzon zotin Gershkoviç për spiunazh, akuza që ai dhe gazeta e tij i mohojnë. Gjykatat e Moskës ia kanë mohuar atij vazhdimisht lirimin me kusht. SHBA e ka shpallur atë si person të burgosur padrejtësisht. Juristi i kompanisë ku punon ai thotë se procesi ligjor është tërësisht i paqartë. Ata duhet të presin që Rusia të thotë se kur çështja mund të kalojë për gjykim.

“Në një moment, ata duhet të thonë, ‘hetimi ka përfunduar dhe ne mund të bëjmë gjyqin. Ne nuk e dimë se kur do të ndodhë kjo”, thotë Jason Conti, jurist që mbulon çështjet ligjore të gazetës “The Wall Street Journal”.

Për familjen, pritja është e vështirë.

“Ne i ndjekim lajmet çdo ditë. Është e rëndë për ne emocionalisht. Është më mirë të vazhdojmë të jemi të përqëndruar në këtë qëllim për lirimin e tij,” thotë zonja Gershkoviç. Nëse shpallet fajtor, gazetari amerikan mund të dënohet me 20 vjet burg. Por ai nuk është i vetmi gazetar amerikan i arrestuar në Rusi. Alsu Kurmasheva, redaktore e rrjetit simotër të Zërit të Amerikës, Radios Evropa e Lirë, ka kaluar më shumë se pesë muaj në burg.Gazetarja amerikano-ruse përballet me akuza të shumta, duke përfshirë mos regjistrimin si agjente e huaj. Nëse shpallet fajtore, ajo rrezikon dënimin me 15 vjet burg. Në rastin e zotit Gershkovich, kompania mediatike ku ai punon thotë se avokatët brenda Rusisë i mbajnë të informuar, aq sa kanë mundësi.

“Ata janë avokatë të guximshëm. Ka një kufi në atë që ata mund të thonë. Ata nuk lejohen të flasin për këtë duke pasur parasysh se bëhet fjalë për akuza për spiunazh, të cilat ne i hedhim poshtë, por kjo është natyra e akuzave”, thotë juristi Jason Conti. Kur gazetari amerikan Tucker Carlson intervistoi Presidentin Vladimir Putin, udhëheqësi rus la të kuptohej se Moska do të ishte e gatshme të lironte zotin Gershkovich në këmbim të një vrasësi të dënuar që mbahet në Gjermani.

Që atëherë, nuk ka pasur asnjë informacion të ri mbi negociatat diplomatike për këtë çështje. Ndërkohë, familja, miqtë dhe kolegët e zotit Gershkovich vazhdojnë të shpresojnë për lirimin e tij të menjëhershëm, duke theksuar se kur autoritetet në Rusi, ose në ndonjë vend tjetër ndalojnë një gazetar, kjo ka një efekt rrëqethës. Disa nga pasojat, sipas tyre, janë largimi i mediave të huaja, auto-censurimi i gazetarëve vendas dhe mbetja e audiencës në errësirë.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Pushimet në makth, holandezi rrëfen Shqipërinë: 6 ditë në burg dhe 12 mijë € ryshfet

Pushimet në makth, holandezi rrëfen Shqipërinë: 6 ditë në burg dhe 12 mijë € ryshfet

19 September, 2025
“The King”

“The King”

19 September, 2025
Prapaskena nga darka mbretërore, si u përplasën kuzhinierët e Mbretit Charles III me bodigardët e Trump

Prapaskena nga darka mbretërore, si u përplasën kuzhinierët e Mbretit Charles III me bodigardët e Trump

19 September, 2025
BE-ja rrit presionin ndaj Rusisë, Von der Leyen: Koha për të mbyllur rubinetat e gazit

BE-ja rrit presionin ndaj Rusisë, Von der Leyen: Koha për të mbyllur rubinetat e gazit

19 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result