Një zviceran për ndeshjen Shqipëri-Çeki! UEFA zbardh emrat e gjyqtarëve që do të vendosin drejtësinë në Tiranë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

UEFA ka publikuar emrat e skuadrës së arbitrave që do të vendosin drejtësi në ndeshjen e Nations League, Shqipëri-Çeki, që do të zhvillohet të shtunën në orën 20:45 në stadiumin “Arena Kombëtare”.

Zvicerani Sandro Schärer do të jetë arbitri kryesor i ndeshjes, ndërsa asistentët e tij do të jenë bashkëatdhetarët Stéphane De Almeida dhe Jonas Erni. Nga Zvicra do të jetë edhe gjyqtari i katërt Johannes von Mandach.

Arbitri Sandro Schärer nuk e ka drejtuar më parë Shqipërinë si kryesor, por ka qenë arbitër i katërt në ndeshjen Kroaci-Shqipëri që u mbyll 2-2 në Euro 2024.

Share This Article