Njëmijë efektivë angazhohen për protestën e sotme

albnews
By
1 Min Read

Drejtues të Policisë së Tiranës dhe Departamentit të Antiterrorit sapo kanë përfunduar një mbledhje në Ministrinë e Brendshme për sa i përket menaxhimit të situatës gjatë protestës së sotme për teatrin.

Mësohet se rreth njëmijë efektivë do të angazhohen.

Në shërbim të përforcuar do jenë gjithë komisariatet e Tiranës.

Po kështu FNSH, Renea dhe forca të gatshme nga qytetet e tjera do të jenë në të gatishmëri në rast se do ketë nevojë.

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka thirrur protestë sot në orën 16:30, të cilës do ti bashkohet edhe opozita.

Share This Article