“Njerëz të dënuar nga Perëndia me vdekje!”/ Lorenc Vangjeli SHOKON me deklaratën për të sëmurët me kancer

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Gazetari dhe analisti i njohur Lorenc Vangjeli ka bërë një deklaratë skandaloze, teksa ka folur për spitalin e Onkologjikut dhe personat që vuajnë nga kanceri.

Vangjeli i ka konsideruar si, “njerëz të dënuar nga Perëndia me vdekjen”.

Jo veç kaq, madje ai është shprehur se pavarësisht se ku mund të kurohen, në Shqipëri apo jashtë shtetit “fundi i tyre është i dhimbshëm”.

“Tema është shumë e dhimbshme, flasim për njerëz të cilët i ka dënuar Perëndia me vdekje. Që herët a vonë nëse do të kuroheshe në Tiranë, në Nju Jork në Paris, në Berlin apo kudo tjetër fundi i tyre është i dhimbshëm. Shumica e humbet këtë betejë herët a vonë. Është detyrë e shtetit dhe shoqërisë shqiptare që të ndihmojë individin. Ka me mijëra dhe qindra drama familjare”, tha ai ndër të tjera.

Share This Article