Njerëzit me ngjyrë janë më të prekurit nga koronavirusi në Britani

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Analiza e re, e bërë publike nga Zyra për Statistika Kombëtare, ka vënë në pak se burrat dhe gratë me ngjyrë kanë dyfish më shumë mundësi që të vdesin nga koronavirusi për dallim nga personat tjerë.

Kjo analizë ka kombinuar të dhënat për viktima si pasojë e sëmundjes Covid-19, që shkakton koronavirusi dhe të shifrat e regjistrimit të popullsisë më 2011, raporton Rel.

Aty është veçuar mosha, vendi ku kanë jetuar njerëzit dhe problemet me shëndet.

Pasi janë bashkuar këta faktorë, burrat dhe gratë kanë pasur 90 për qind më shumë mundësi që të vdesin nga koronavirusi i ri.

Pjesëtarët e komuniteteve nga India, Bangladeshi dhe Pakistani po ashtu kanë qenë më shumë në rrezik nga ky virus, në krahasim me racën e bardhë.

Mbretëria e Bashkuar është vendi i prekur më së keqi në Evropë nga koronavirusi.

Në këtë territor janë regjistruar mbi 200,000 persona të infektuar dhe mbi 30,000 të vdekur si pasojë e sëmundjes Covid-19, që shkakton koronavirusi.

Share This Article