Njerëzit më të kërkuar në Google për vitin 2022

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Jo më kot janë më të paguarit në botë. Kjo, pasi janë edhe ndër njerëzit më të kërkuar në internet. Si çdo vit, motori më popullor i kërkimit mes njerëzve në të gjithë botën, Google ka ndarë me publikun renditjet e gjërave më të kërkuara gjatë vitit që po lemë pas.

Dhe ndarja vjen sipas kategorive, personazhi apo më saktë emri më i kërkuar këtë vit, fjalët më të kërkuara apo edhe lajmet më të klikuara të vitit.

Mes fjalëve më të klikuara në Google, janë padyshim Ukraina, Mbretëresha Elizabetë, Kupa e Botës apo edhe iPhone 14. Edhe për lajmet më të klikuara të vitit është Ukraina, vdekja e Mbretëreshës Elizabeth, rezultatet e zgjedhjeve, lija e Majmunit, uragani Ian, gjyqi i Johnny Depp apo Will Smith në ceremoninë Oskar.

Sa i përket 10 emrave më të kërkuar në një vit, ato janë: Johnny Depp, Will Smith, Amber Heard, Vladimir Putin, Chris Rock, Novak Djokovic apo edhe kryeministri i ri i Britanisë së Madhe, Rishi Sunak.

Mesatarja e klikimeve për një prej këtyre personazheve ishte 5.6 milionë kërkime në muaj.

Lista e më të kërkuarve në botë në Google për vitin 2022

– Johnny Depp

-Will Smith

-Amber Heard

-Vladimir Putin

-Chris Rock

-Novak Djokovic

-Anna Sorokin (Delvey)

-Andreë Tate

-Rishi Sunak

-Simon Leviev

Share This Article