“Njëri si padron dhe tjetri si skllav”-Saimir Korreshi ironizon kolegun e PD që kritikoi bllokimin e Parlamentit: Gjeni ndryshimin mes zëdhënëses së Ramës dhe zëdhënësit të Lulit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, i cili ishte pjesë e ligjvënësve demokratë që bllokuan parlamentin ka ironizuar kolegun e tij demokrat, Arbi Agalliu, i cili i kritikoi për qëndrimin.

Me anë të një postimi në Facebook, Korreshi ka publikuar reagimin e Elisa Spiropalit dhe atë të Arbi Agalliut duke thënë se nuk kanë asnjë ndryshim.

Sipas tij, ata  janë bashkë, njëri si padron dhe tjetri si skllav!

“Gjeni ndryshimin mes zëdhënëses së Ramës dhe zëdhënësit të Lulit 👇 Nuk kanë asnjë ndryshim. Thjesht janë bashkë, njëri si padron dhe tjetri si skllav”, shkruan Korreshi.

Kujtojmë që Saimir Korreshi u perjashtua nga Parlamenti pas ishte pjesë e deputetëve që u bënë pjesë e qëndresës në Parlament, duke mos lejuar zhvillimin e punimeve.

Share This Article