Njëri transportonte drogën, shokët kontrollonin rrugën, kush janë të arrestuarit nga operacioni “Porosia. Kapet edhe mbi 5 kg kanabis

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Tre persona përfunduan në prangat e policisë së Gjirokastrës, pasi u kapën duke transportuar rreth 5.25 kilogramë kanabis. Operacioni i koduar “Porosia”, u arrestuan në flagrancë shtetasit, Ylli Qëndro, Mikel Leskaj dhe Afrim Leskaj.

Policia sqaroi se 47-vjeçari, Ylli Qëndro, banues në fshatin Stjar të Delvinës po transportonte sasinë e lëndës narkotike, ndërsa dy të arrestuarit e tjerë, kontrollonin rrugën, me një automjet tjetër, për të sinjalizuar 47-vjeçarin, për prezencën e shërbimeve të Policisë.

Njoftimi:

Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme kundër veprimtarive kriminale të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, si rezultat i një procedimi penal të ndjekur me metoda proaktive, për disa muaj, specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve, në bashkëpunim me Seksionin Operacional, të DVP Gjirokastër, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Porosia”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

– Y. Q., 47 vjeç, banues në fshatin Stjar, Delvinë;

– M. L., 32 vjeç, banues në fshatin Çepun, Gjirokastër;

– A. L., 38 vjeç, banues në fshatin Zhulat, Gjirokastër.

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë ndaluar në vendin e quajtur “Kthesa e fshatit Kodër”, Gjirokastër, automjetin tip “Toyota Yaris”, me drejtues shtetasin Y. Q. Gjatë kontrollit në këtë automjet, shërbimet e Policisë kanë gjetur në bagazh, 5.25 kilogramë lëndë të dyshuar narkotike kanabis, që dyshohet se po transportohej për t’u shitur.

Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin tip “Ford” me drejtues shtetasin M. L. dhe pasagjer shtetasin A. L., të cilët kontrollonin rrugën, me qëllim për të sinjalizuar shtetasin Y. Q., për prezencën e shërbimeve të Policisë, në rrugë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan lënda narkotike, 2 automjetet dhe 5 celularë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Share This Article