Njeriu më i pasur i Britanisë dëshiron të blejë Manchester United

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Pronarët e “urryer” amerikanë të Manchester United, familja Glazer, po përballojnë presionin në rritje për të shitur klubin pasi njeriu më i pasur i Britanisë, Sir Jim Ratcliffe, bëri të qartë synimet e tij për të nisur një ofertë.

Klubi anglez i cili ndër të tjera ka fituar 13 herë Premier League-n, vlerësohet rreth 5 miliardë paund (mbi 5.9 miliardë euro).

Ratcliffe, i cili ka një pausri neto të vlerësuar prej 12 miliardë paund, dëshiron ta blejë klubin plotësisht, pasi së fundmi ka dështuar me një ofertë për të blerë Chelsea-n.

Ndërsa firma amerikane e kapitalit privat “Apollo” ka hyrë në bisedime ekskluzive për të blerë një pjesë të pakicës në klub.

Megjithatë, familja Glazer nuk ka në plan të heqë dorë nga drejtimi i klubit. Ata synojnë të shesin vetëm një pjesë të aksioneve.

Manjatët amerikanë, të cilët blenë United në vitin 2005, kanë tërhequr kritika nga tifozët dhe ish-lojtarët për disa vite, pasi e kanë vendosur klubin nën borxhe të mëdha.

Eksperti i “Sky Sports” dhe legjenda e United, Gary Neville ka udhëhequr prej kohësh thirrjet që dyshja t’i hapin rrugë një pronësie të re.

Mirëpo, Ratcliffe, një tifoz i vetëdeklaruar i United, synon të marrë kontrollin e plotë të klubit në të ardhmen.

“Nëse klubi është në shitje, Jim është padyshim një blerës potencial”, tha zëdhënësi i tij për “The Times”.

“Nëse diçka e tillë do të ishte e mundur, ne do të ishim të interesuar të bisedonim me synimin për pronësi afatgjatë”, shtoi ai.

Gjithashtu u tha se Ratcliffe do të investonte për të përmirësuar infrastrukturën aktuale, siç është “Old Trafford”.

Modeli aktual i pronësisë në klub e sheh se shumica e kontrollit i takon familjes Glazer, me Avram dhe Joel Glazer përfaqësuesit kryesorë.

Share This Article