Njeriu më i pasur i Britanisë konfirmon bisedimet për blerjen e Manchester United

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Sir Jim Ratcliffe raportohet se ka konfirmuar se firma e tij Ineos ka hyrë zyrtarisht në garë për të blerë Manchester United.

Glazer-s njoftuan planet e tyre për të shitur United në nëntor 2022, 17 vjet pas marrjes së drejtimit në “Old Trafford”.

Ata duan 5 miliardë paund për klubin dhe Ineos ka hyre zyrtarisht në garë për të blerë klubin historik anglez, sipas “The Times”.

Ratcliffe zotëron klubin e Nice dhe Lausanne dhe një të tretën e ekipit Mercedes të Formula 1, si dhe disa interesa të tjera sportive.

Ofertat zyrtare janë vendosur të fillojnë në shkurt dhe pritet të vijnë oferta nga palët në SHBA, Lindjen e Mesme dhe Azi.

Ratcliffe renditet nga “Forbes” si njeriu më i pasur i Britanisë.

United nuk është i vetmi klub anglez që Ratcliffe është përpjekur të blejë, pasi ai gjithashtu bëri një ofertë për Chelsea-n vitin e kaluar kur ata u nxorën në shitje nga Roman Abramovich.

Ai njihet si tifoz i United, por Ratcliffe në tetor 2022 mohoi zërat se mund të blinte klubin, pavarësisht se koha kur britaniku u pyet nga mediat ishte një muaj para se Glazer-s të nxirrnin në shitje aksionet e tyre.

Ndërkohë, në shtator 2022 mediat britanike raportuan se piloti i Formula 1, Lewis Hamilton dëshironte të bashkohej me Ratcliffe për të formuar një grup i cili kishte interes blerjen e Manchester United.

Share This Article