ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Festat e fundvitit, zbuloni 10 filmat më të mirë për t’u parë në atmosferën e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri 5 hours ago
“Po luan kartën e kërcënimit bërthamor”, Reuters: Rusia po zhvendos raketa balistike hipersonike në ish-bazën ajrore në Bjellorusi 5 hours ago
Dënohet me 12 vite burg ish-diplomati rus, akuzohet për shitjen e sekreteve shtetërore SHBA-së 5 hours ago
Pesë nga veshjet më ikonike të Mbretëreshës Elizabeth II – nga ekspozita e re mbretërore 5 hours ago
Titujt e Gazetave në UK 6 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Njeriu që ndërtoi Kukësin nëntokësor në Shqipërinë staliniste

albnews by albnews
5 February, 2020
in Albania
0
Njeriu që ndërtoi Kukësin nëntokësor në Shqipërinë staliniste
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Për thuajse dy dekada, Feti Gjici punoi me një projekt që ishte aq sekret saqë ishte i detyruar t’i mbyllte planet në kasafortë çdo mbrëmje para se të dilte nga zyra. Ai nuk foli kurrë për të me miqtë apo familjen.

Gjici ishte planifikuesi kryesor i qytetit të Kukësit, në Shqipërinë veriore, gjatë viteve të regjimit komunist të udhëhequr nga diktatori stalinist Enver Hoxha. Udhëheqësi paranojak dhe izolacionist ishte i tmerruar nga rreziku i luftës dhe ndërtoi qindra mijëra bunkerë betoni për të mbrojtur popullsinë nga pushtimet.

Në Kukës, jo larg kufirit me Jugosllavinë, gjërat shkuan edhe më tej. Detyra e Gjicit, duke nisur nga fillimi i viteve ’70 e përfunduar vetëm me shembjen e regjimit më 1991, ishte ndërtimi i një qyteti nëntokësor, 30 metra nën Kukës.

RelatedPosts

Berisha sulmon Bashën: Ish-kryetari i PD u mor me mua, jo me votën

“Ergys Agasi, kryeministri në hije”- Berisha: Ekziston një rrëmbim i tmerrshëm i tokave me Dallëndyshe Bicin!

Pas Durrësit dhe Elbasanit, Salianji njofton takimin e radhës me demokratët në Shkodër 

Planet e para ishin një seri vendstrehimesh kundër bombave. Teksa vitet ’80 ecnin, nën urdhrat e shefave të ushtrisë Gjici shtoi tunele e dhoma të tjera në projektin nëntokësor, përfshirë hapësirat për një shtypshkronjë, një spital dhe furrë buke. Pastaj u shtua rrjeti elektrik dhe i ujit. Do të bëhej edhe një qendër komande për ushtrinë, rajoni i policisë dhe gjykata. Ideja ishte që aty të mund të jetonin 10 mijë njerëz për një periudhë deri në gjashtë muaj, me mjete të mjaftueshme jetese.

‘Sigurisht, në kohë lufte gjërat mund të funksionojnë me kapacitet të reduktuar, por idea ishte të kopjonim të gjithë qytetin nën tokë’, tregon Gjici, tani 72 vjeç.

Në fillim të viteve 70, autoritetet komuniste përmbytën të gjithë Kukësin me një liqen artificial gjatë ndërtimit të një hidrocentrali. Planifikuesit e qytetit duhej të projektonin një qytet të ri gjatë tij dhe të vendosnin aty gjithë popullsinë e qytetit. Gjici ndihmonte në projektimin e Kukësit të dytë mbi tokë kur e thirrën shefat e ushtrisë e të sigurimit. ‘Meqë po bëja punë të mirë, më besuan planet që kishin për qytetin nëntokësor’, thotë.

I pyetur se çfarë do të thoshte nëse ndonjë koleg e pyeste se me çfarë po punonte, ai qesh. ‘Nuk ishte në kulturën e njerëzve të pyesnin se çfarë po bëje’. E shoqja kishte një farë ideje se ai punonte me një projekt nëntokësor prej shumë vjetësh, por nuk i kërkoi kurrë detaje. ‘Ajo e dinte që nuk duhej të bënte pyetje’.

Meqenëse strehimi ishte shumë sekret, Gjici kishte vetëm një skuadër prej 30 punëtorësh ndërtimi për ta ngritur atë, pasi secili prej tyre kishte kaluar në sitën e sigurimit. ‘Sa më pak njerëz ta dinin, aq më mirë’, thotë. Kjo skuadër e vogël u nda më tej në dyshe, të cilat shkonin të punonin në vende të ndryshme të strehimit, pa e kuptuar që ishin të gjitha të lidhura në një rrjet të madh.

Gjatë viteve 80, autoritetet kryenin rregullisht manovra: kur binte sirena, e gjithë popullsia e Kukësit mund të futje nëntokë për shtatë minuta, përmes 30 hyrjeve. Por ishte e ndaluar të endeshe rrotull pasi hyje brenda dhe ishte sekret që rrjeti bashkohej përmes tuneleve që zgjateshin me kilometra.

Ndërtimi i rrjetit nëntokësor përfundoi më 1989 pas instalimit edhe të rrjetit të ujit e të energjisë. Por, regjimi ra para se secila prej zonave të tij të pajisej plotësisht për funksionet e paracaktuara.

Këto ditë, zbritja në tunele nuk është për njerëz me zemër të dobët. Gjici drejton udhën poshtë shkallëve me lagështirë e rrjeta merimangash, gjithmonë e më thellë. Hyrja në shumicën e tuneleve është bllokuar nga grumbuj rëre e balte.

Pas 30 vjet neglizhimi, kryebashkiaku i ri i Kukësit, Safet Gjici, kushëriri i Fetiut, dëshiron të përfundojë atë që nisën komunistët para se ta hapë për publikun.

Në vitet ’90 ai ishte kurioz pasi dëgjoi historitë e kushëririt dhe zbriti në rrjetin e braktisur me disa shokë. ‘Sinqerisht, nuk mund ta besoj sa i thellë ishte’, thotë. ‘Ecëm ca, por u tmerrova dhe u kthyem mbrapsht. Kishte fjalë për njerëz që ishin futur aty poshtë e nuk kishin dalë më’.

Më vonë shkoi përsëri, këtë herë me kushëririn dhe llambat e duhura, e nuk i besohej sa i madh ishte. Një vizion nisi t’i krijohej në mendje. Disa muaj më parë ai u zgjodh kryetar i Bashkisë dhe vendosi që kishte ardhur koha.

‘Duam ta kthejmë në një qytet nëntokësor për vendasit e turistët’, thotë. E pranon se idetë i ka ende të zbehta, por parashikon restorante, vende vizitash e dyqane, njerëzit mund të ecin përmes tuneleve e dalin te liqeni artificial, ku mund të shëtisin me varkë.

Në mars shpreson të përfundojë një marrëveshje për fonde 2.6 milionë euro nga BE për të nisur rinovimin. Por pa shumë më tepër se aq, planet e tij ambicioze mund të kenë po aq gjasa për t’u realizuar sa ato të Shqipërisë komuniste.

Ka nga ata që vënë në pikëpyetje shndërrimin e trashëgimisë komuniste në vende atraksioni me stil parqesh. Kompleksi gjigant i bunkerëve të ndërtuar për elitën komuniste në rrethinat e Tiranës është kthyer tashmë në muzé. Ka plane për hapjen për publikun të shtëpisë së Enver Hoxhës, e lënë ashtu siç ishte kur diktatori vdiq më 1985.

‘Në pjesën tjetër të Evropës komuniste shtypja përfundoi në vitet 60, por këtu vazhduan deri në fund’, thotë Enriketa Papa, historiane në Universitetin e Tiranës. ‘Njerëzit vdisnin për bukë e ata ende ndërtonin bunkerë. Për çfarë na duhen muzetë e bunkerëve tani, kur nuk ka ende muze për viktimat e komunizmit?’

‘Ishte kohë e tmerrshme. Gjysma e vendit ishin spiunë dhe kishte kufizime për çdo gjë. Nuk duam t’i shohim prapë ato kohë, as për vete dhe as për ndokënd tjetër në botë’, thotë Safet Gjici.

Kushëriri i tij ishte më ekuivok, duke reflektuar një lloj nostalgjie për regjimin e Hoxhës midis brezit të vjetër, sidomos të atyre që kishin disa privilegje. ‘Unë isha nga një familje bujqish në fshat dhe m’u mundësua studimi për inxhinieri në kryeqytet bashkë me dhëndrin e Enver Hoxhës. Në atë kohë nuk kishte diskriminim’, thotë, duke injoruar ekzekutimet, kampet e punës dhe të burgosurit politikë.

Sa për qytetin nëntokësor, ai e refuzon idenë se ndërtimi tij fliste për paranojë dhe deklaron se ishte ‘më e pakta’ që çdo qeveri me mend do të bënte për qytetarët e saj. ‘Tani më tepër se kurrë kemi nevojë për të’, thotë. ‘Duhet të mirëmbahet, të mësojmë brezin e ri se rreziku u luftës është gjithmonë i pranishëm’/Nga Shaun Walker dhe Fatjona Mejdini-The Guardian.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Festat e fundvitit, zbuloni 10 filmat më të mirë për t’u parë në atmosferën e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri

Festat e fundvitit, zbuloni 10 filmat më të mirë për t’u parë në atmosferën e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri

27 December, 2025
“Po luan kartën e kërcënimit bërthamor”, Reuters: Rusia po zhvendos raketa balistike hipersonike në ish-bazën ajrore në Bjellorusi

“Po luan kartën e kërcënimit bërthamor”, Reuters: Rusia po zhvendos raketa balistike hipersonike në ish-bazën ajrore në Bjellorusi

27 December, 2025
Dënohet me 12 vite burg ish-diplomati rus, akuzohet për shitjen e sekreteve shtetërore SHBA-së

Dënohet me 12 vite burg ish-diplomati rus, akuzohet për shitjen e sekreteve shtetërore SHBA-së

27 December, 2025
Pesë nga veshjet më ikonike të Mbretëreshës Elizabeth II – nga ekspozita e re mbretërore

Pesë nga veshjet më ikonike të Mbretëreshës Elizabeth II – nga ekspozita e re mbretërore

27 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result