ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Osmani vlerëson mbështetjen historike të Shkodrës për Kosovën 5 hours ago
Shqipëria po mbështetet në rrënjët e saj kulinare me ndihmën e shefave të kuzhinës. 6 hours ago
Tornado “Adel” godet Greqinë 6 hours ago
WSJ: Plani sekret i Gjermanisë me 800 mijë trupa kundër Rusisë 7 hours ago
Cikloni dhe përmbytjet u marrin jetën 46 personave në Indonezi 7 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Njësia 51460, “kasapët” që akuzohen për masakrën që tronditi botën në Bucha

albnews by albnews
4 April, 2022
in Bota
0
Njësia 51460, “kasapët” që akuzohen për masakrën që tronditi botën në Bucha
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Ndoshta në dekadat e ardhme, qyteza e Bucha-s, rreth 15 minuta nga kryeqyteti ukrainas Kiev, do të kujtohet ende në memorien e opinionit ndërkombëtar.

Në këtë qytezë anonime, që shërben më së shumti si “hotel” për punëtorë të shumtë që punojnë në Kiev dhe nuk përballojnë dot qiratë e kryeqytetit, ditët e fundit të marsit është kryer ajo që po merr dimensioni e një prej krimeve më brutale nga Lufta e Dytë Botërore në territorin europian.

RelatedPosts

Tornado “Adel” godet Greqinë

WSJ: Plani sekret i Gjermanisë me 800 mijë trupa kundër Rusisë

Cikloni dhe përmbytjet u marrin jetën 46 personave në Indonezi

Si në Srebrenicë, si në Reçak, si në teatrin Bataclan, Kucha do të jetë një nga emrat që do të mbetet si simbol i tragjedisë së luftës dhe i zhvlerësimit të njeriut në ketë lloj situate. 

Varre masive me qindra civilë, përballë kishës ku ata zakonisht luteshin, kufoma në çdo cep, në çdo rrugicë, shpesh herë me duart e lidhura dhe një plumb pas shpine, pasojë e një ekzekutimi me gjak të ftohtë.

“Një skenë filmi horror”, dëshmojnë gazetarët e parë që u dërguan në Kucha, pas tërheqjes së trupave ruse. Por kush janë autorët e kësaj masakre, që po shtyn vendet perëndimor edhe SHBA të cilësojnë Vladimir Putin si kriminel lufte?

Sipas disa grupeve aktivistësh në terren, të bazuar a në dëshmitë e të mbijetuarve por edhe në pamjet satelitore, me shumë gjasa lideri i “kasapëve” mund të jetë koloneli Omurekov Azatbek Asanbekovich, që drejton njësinë 51460, pjesë e brigadës së 64-t të artilerisë së motorizuar.

Një njësi që vjen nga larg, nga skajet më të largëta ruse, në atë Siberinë aziatike ku panorama është po e njëjtë dhe asgjë nuk ndodh dhe do të ndodhë ndonjëherë.

Sipas burimeve, njësia 51460 vinte nga fshati Knyaze-Volkonskoye, në territorin e Çabarovskit, sipër Koresë së Veriut.

Dhe pamjet e para që qarkullojnë në rrjet të kësaj njësie, tregon pikërisht të rinj me karakteristikat fizike të atyre zonave, teksa valëvisin flamurin e republikës ruse të Sahasë (ose Jakutia), një territor i stërmadh që kronikat ndërkombëtare njohin më së shumti për të ftohtin e madh dhe për fildishin e mamutëve prehistorikë që zbulohet herë pas here nga shkrirja e permafrostit.

Duket e pabesueshme që në ato fytyra të qeshura mund të kenë kryer vrasje, përdhunime dhe ekzekutime brutale grash, të moshuarish dhe fëmijësh, por të dhënat tregojnë pikërisht për praninë e kësaj njësie në Bucha. Emrat e tyre po shpërndahen në rrjet nga aktivistët, dhe nuk do të kalojë shumë kohë para se ata të përballen me akuzën e krimeve të luftës.

Ndoshta, është thjesht një rastësi, por nuk mund të mos rrëqethë koincidenca, e hulumtuar nga A2 CNN, që fshati Knyaze-Volkonskoye, ku zakonisht rri njësia, është kryesisht i njohur në mediat ruse për një ushtarë i asaj kazerme, Artyom Grabovoi, i njohur si maniaku i Knyaze-Volkonskoye dhe i akuzuar për përdhunimin dhe vrasjen me metoda brutale të disa grave në vitin 2014.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Osmani vlerëson mbështetjen historike të Shkodrës për Kosovën

Osmani vlerëson mbështetjen historike të Shkodrës për Kosovën

27 November, 2025
Shqipëria po mbështetet në rrënjët e saj kulinare me ndihmën e shefave të kuzhinës.

Shqipëria po mbështetet në rrënjët e saj kulinare me ndihmën e shefave të kuzhinës.

27 November, 2025
Tornado “Adel” godet Greqinë

Tornado “Adel” godet Greqinë

27 November, 2025
WSJ: Plani sekret i Gjermanisë me 800 mijë trupa kundër Rusisë

WSJ: Plani sekret i Gjermanisë me 800 mijë trupa kundër Rusisë

27 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result