Një vajzë 12-vjeçare është pranuar në Mensa, një shoqatë ndërkombëtare për njerëzit me dhunti, e themeluar në Angli, më 1 tetor 1946, nga Roland Berrill dhe Lancelot Ware.
Ajo arriti të hynte në këtë shoqatë falë një testi inteligjence, i cili zbuloi se vajza ka një koeficient intelektual më të lartë sesa Albert Ajnshtajn.
Vajza quhet Anwita Patil, nga Mançesteri (Mbretëria e Bashkuar). Ajo regjistroi 162 pikë, më e larta e mundshme në kategorinë e saj të moshës, duke e vënë atë përpara shkencëtarëve që konsiderohen të kenë një IQ rreth 160.
Prindërit e Patil, duke folur për “Manchester Evening News”, thanë se ishin të mahnitur nga inteligjenca natyrore e vajzës së tyre. Duhet të theksohet se fëmija ka dy referenca të shkëlqyera: babai i saj i cili është konsulent për NHS në Mançester dhe nëna e saj, e cila ka një doktoraturë në matematikë.
Të impresionuar nga aftësitë e vajzës, prindërit e saj vendosën që Patili të bënte testin, i cili përbëhet nga dy pjesë: e para vlerëson aftësinë gjuhësore, ku ajo mori 162 dhe e dyta, që vlerëson vetëdijen vizuale dhe hapësirën, ku mori 140.
Pasi shënoi notat më të larta në një nga testet, ajo ishte në gjendje t’i bashkohej Mensa-s, shoqërisë më të vjetër dhe më të madhe të inteligjencës në botë, e cila pranon vetëm njerëz që mund të dëshmojnë se kanë një IQ të lartë.