Njihuni me blogeren 23 vjeçare që ka 20 fëmijë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kristina Öztürk, një blogere ruse 23 vjeçare dhe bashkëshorti i saj, manjati turk Galip Ozturk, tregojnë me shumë krenari 20 fëmijët e tyre.

Fëmijët kanë lindur me nëna surrogate, që nënkupton se gra të tjera rrisin foshnjet në mitrën e tyre për një çift tjetër duke ua dhënë atë pas lindjes.

Në një intervistë për ‘Mirror’, çifti nuk e përjashton dëshirën për të pasur edhe më shumë fëmijë, e madje për të arritur në 100.

Kristin e Galip paguajnë rreth 9 mijë euro për çdo shtatzëni.

Fëmijët janë mes 4 deri në 14 muajsh dhe për ta kujdesen veç prindërve edhe 16 dado, me një kosto të përgjithshme rreth 78 mijë euro në vit.

“Po planifikoj edhe shtatzaninë time por përpara duhet t’u qendroj pranë fëmijëve të mi” ka deklaruar Kristina për tabloidin britanik. Blogerja, para se të martohej me mbretin e turizmit turk, ka pasur një fëmijë, Viktorian, që tani është 6 vjeçare.

Share This Article