Forma e lartë e Erling Haaland është komentuar nga ish-trajneri Alf Ignve Bernsten, i cili zbuloi dy lojtarë që e kanë ndihmuar yllin e Manchester Cityt të bëhet ky që është sot.
Norvegjezi e ka vendosur veten si një nga sulmuesit më të frikshëm në futbollin botëror, pasi ka shënuar shumë gola në Molde, Red Bull Salzburg dhe Borussia Dortmund para se të siguronte një lëvizje te Manchester City përpara sezonit 2022/23 në Ligën Premier.
Haaland ka thyer rekorde të shumta deri më tani në elitën e futbollit anglez, por pavarësisht se e vlerëson suksesin e tij për dashurinë e tij për qumështin – ai është i njohur edhe për përkushtimin e tij në palestër dhe në fushë.
Gjatë viteve të adoleshencës, Haaland luante për skuadrën norvegjeze Byrne, por ai nuk ishte gjithmonë shumë i prirur për të kaluar orët e vështira në terrenin e stërvitjes.
Duke folur për Daily Mail, ish-trajneri i Haaland, Alf Ignve Bernsten foli për përpjekjet e adoleshentit në seancat stërvitore.
“Ai me të vërtetë kishte vështirësi në seancat stërvitore. Ne nuk e stërvitëm fare, thjesht e lamë të luante”, deklaroi ai.
Duke e lënë norvegjezin të bënte gjënë e tij, atij iu desh të gjente rrugën drejt suksesit, një rrugë që u bë më e vështirë nga aftësitë e mprehta mbrojtëse të dyshesë së Byrne, Tord Johnsen Salte dhe Andreas Ueland.
Duke pasur parasysh përvojën e tyre, Haaland nuk ishte në gjendje të mposhtte dyshen, dhe në vend të kësaj iu desh të përdorte aftësitë e tij natyrore për të arritur sukses, pasi ai u la të zhvillohej me ritmin e tij.
“Kundër atyre mbrojtësve, ai duhej të ishte i zgjuar”, shtoi Bernsten.
“Kundërshtarët e tij ishin mjaft të mirë. Ne nuk mund ta zhvillonim Erlingun, ai duhej ta bënte vetë. Është më mirë që Erling të mësojë vetë sesa një plak si unë t’i tregoj se ku të vrapojë. Ai mund të zhvillohet me ritmin e tij”, ka shtuar më tej ish-trajenri i yllit të Citizens.
Duke pasur parasysh natyrën fizike të dyshes, Haaland përdori ritmin e tij dhe përfundimin me një prekje për të arritur sukses, tipare që i qëndrojnë lojtarit të Manchester City edhe sot.
“Kur shoh video të vjetra të tij në moshën 13-vjeçare, lëvizja e tij është mjaft e ngjashme me atë tani”, shpjegoi Bernsten.
“Krahaso disa nga golat që shënon me seancat e mbyllura në moshën 13-vjeçare, është qesharake, por është e njëjta gjë. Stili i tij ka qenë i tillë prej vitesh, të njëjtat lëvizje. Normalisht kur takoni kundërshtarë më të mirë, ndaloni së zhvilluari, por Erling është përshtatur gjithmonë me niveli tjetër dhe kjo nuk është normale”, ka potencuar më tej ai.