Njihuni me familjen e gjigantëve, më i shkurtri 191.2 cm

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një familje nga Esko në Minnesota kanë arritur të thyejnë rekordin botëror, dhe të futen në librin e rekordeve Guines si familja më e gjatë në botë.

Njihuni me familjen pesë anëtarëshe Trapp; Scott, Krissy, Savanna, Molly dhe Adam.

Më 6 dhjetor të vitit 2020, familja Trap është konfirmuar si familja me gjatësinë më të madhe në botë – me një mesatare prej 203.29 centimetra.

Më i vogli i familjes (por sigurisht jo më i shkurtri) është vetëm 22-vjeç – Adam Trapp, i cili është më i gjatë se dy motrat dhe prindërit. Ai është 221.71 centimetra i gjatë.

Savanna Trapp-Blanchfield, 27-vjeçe, është e dyta me 203.6 centimetra. Pas saj radhitet motra tjetër Molly Steede, 24-vjeçe, e cila është 197.26 centimetra.

Sa i përket prindërve – e ëma e tyre Krissy konsiderohet si më e shkurta në familje me “vetëm” 191.2 centimetra – e kryefamiljari Scott është 202.7 centimetra.

Share This Article