Njihuni me familjen që la Zvicrën për të jetuar në Kosovë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Pas shumë vitesh jetesë në Zvicër, një familje shqiptare nga Kosova është kthyer për të jetuar në fshatin Henc, afër Sllatinës, transmeton albinfo.ch.

Bëhet fjalë për familjen Sllamniku, nga e cila janë shprehur se ka qenë ëndërr e kamotshme e tyre për t’u kthyer në Kosovë.

Qendresa, bashkë me burrin e saj Liridon Sllamniku dhe fëmijët e tyre po ja dalin mirë të jetojnë edhe në Kosovë me bizniset e tyre.

Qendresa tregon se disa vite më parë e kishte në mendje kthimin në Kosovë dhe investimin në profesioni e saj.

Ajo bashkë me familjen e saj vendosën për t’u kthyer nga Gjeneva në fshatin Henc të Kosovës.

Ajo ka studiuar në universitetin “Ouvrière de Genève”, ka marrur disa diploma dhe  trajnime të njohura nga Federata Zvicerane, ka përvojë 14 vjet punë në farmaci dhe 10 vjet në estetik.

Ajo ka një kohë që ka hapur Institutin  “Swiss AestheticTraining” dhe shprehet se është shumë e kënaqur me punën dhe jetesën në Kosovë.

Share This Article