“Mrekullia në qelinë Nr.7″ është filmi më i suksesshëm i momentit në Netflix.
Në këto ditë qëndrimi të izoluar, njerëzit kanë zgjedhur të shohin këtë film dramatik, i cili i ka prekur të gjithë.
Filmi zgjat dy orë edhe pak minuta, dhe e sigurt që në 2 orë nuk do i mbani dot lotët.
Kjo për shkak të historisl së dhimbshme që trajton, por edhe falë profesionalizmit të dy aktorëve kryesorë, “Ova” dhe “Memo”.
Aras Bulut është tashmë shumë i njohur për publikun shqiptar, pasj shumë role të tij janë transmetuar edhe në ekranet tona.
Por kush është “Ova”, vogëlushja e talentuar që na i rrëmbeu të gjithëve zemrat.
Emri i vërtetë i saj është Nisa Sofiya Aksongur dhe është vetëm 9-vjeçe.
Vogëlushja ka lindur në Stamboll në vitin 2011 aty ku jeton me familjen e saj.
Rolin e saj të parë e ka pasur në personazhin e “Hanzades”, në serialin “Kösem” në vitin 2015.
Nga aty ajo tërhoqi vëmendjen e të gjithëve dhe tashmë ka oferta të shumta që do i hapin dyert drejt një suksesi të madh.