Njihuni me shqiptaren që konkurron për çmimin e madh të ‘Grande Fratello Italia’

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

E lindur në vitin 1998 nga prindër shqiptarë, Heidi Baci ka jetuar gjithmonë në Pescara . Pas një të shkuare si modele, në vitin 2018 mori pjesë edhe në përzgjedhjet për Miss Italia, ajo u diplomua për bioteknologji në vitin 2019.

Me kalimin e viteve ajo është afirmuar si sipërmarrëse në sektorin detar.

“Unë jam me origjinë shqiptare”– tha ajo në klipin e prezantimit.

Nuk është e lehtë për Heidin të jetë një sipërmarrëse në botën e burrave, por me kalimin e kohës ajo ka mësuar të mos dorëzohet kurrë. Në shtëpinë e Big Brother ka hyrë single siç shprehet biondja simpatike Baci .

“Brenda shtëpisë do të jetë një sfidë interesante sepse me pëlqen te hedh veten dhe te rrezikoj, por gjithmonë me buzëqeshje sepse kushdo qe ka guximin te qesh është zot i botes!“,- e mbyll prezantimin e saj Heidi.

FOTOT: Njihuni me shqiptaren që konkurron për çmimin e madh
Share This Article