Kina ka njoftuar se ka marrë mesazhe nga një qytetërim jashtëtokësor, nëpërmjet teleskopit të saj prej 180 milionë dollarësh “Syri i qiellit”.
Revista e Ministrisë së Shkencës dhe Teknologjisë në Kinë raportoi se ky teleskop ka marrë sinjale elektromagnetike, që shkencëtarët mendojnë se mund të kenë ardhur nga alienët.
Por, postimi i revistës në rrjetet sociale u fshi disa minuta më vonë, sapo u bë viral në Weibo dhe u raportua madje edhe nga televizioni shtetëror kinez.
Deri më sot, nuk është gjetur shenjë jete përtej planetit Tokë, por, sipas NASA-s, kjo nuk do të thotë se nuk ka.