ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Një shkencëtar zbulon një nga bimët më të rralla në botë  22 minutes ago
Diana përjetësohet në Paris, statujë prej dylli në qytetin ku humbi jetën 28 vjet më parë 2 hours ago
Përvjetori i masakrës së Mekës, pushtimi i Xhamisë së Madhe dhe rrethimi 15-ditor me qindra të vdekur 2 hours ago
U diskrimunua për lidhjen me një person me ngjyrë, ish-policja shqiptare në SHBA fiton 1 milion dollarë dëmshpërblim 4 hours ago
Reuters: Gjykata shqiptare shkarkon zëvendësen e kryeministrit Rama për akuza për korrupsion 5 hours ago
Next
Prev
Home Kosova

Njohja e shteit të Kosovës, kthen Bosnjën në tregun e Kosovës

albnews by albnews
26 January, 2019
in Kosova
0
Njohja e shteit të Kosovës, kthen Bosnjën në tregun e Kosovës
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

 Bosnjë dhe Hercegovina ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të heqë tarifën doganore 100 për qind për mallrat me origjinë nga ky shtet.

Qeveria e Kosovës ka më shumë se dy muaj që ka vendosur tarifë doganore, fillimisht në 10 e më pas në 100 për qind për produktet e importuara me origjinë nga Serbia, por edhe nga Bosnjë e Hercegovina.

Serbia dhe Bosnja janë shtetet e vetmet të dala nga shpërbërja e ish-Jugosllavisë, që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës.

Pavarësisht mosnjohjes së shtetit të Kosovës dhe aplikimit të regjimit të vizave nga Bosnja e Hercegovina, mallrat e këtij shteti kanë qenë të pranishme në tregun e Kosovës.

RelatedPosts

Presidentja Vjosa Osmani dekreton 28 dhjetorin si data e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Kosovë

Presidentja Osmani shpërndau Kuvendin e Kosovës, publikohet dekreti

Dështimi për votimin e Qeverisës së re, degradim i skajshëm politik?

Kurse, vendosja e tarifës për produktet me origjinë nga ky shtet, ka bërë që importi të zvogëlohet deri në 80 për qind.

Sipas statistikave të Tregtisë së Jashtme për muajin dhjetor të vitit të kaluar, muaj ky në të cilin është zbatuar taksa, publikuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, importi i mallrave nga ky shtet ishte 199 mijë euro, kurse në periudhën e njëjtë të vitit 2017, vlera e mallrave nga Bosnja në tregun e Kosovës kishte arritur në rreth 8 milionë euro.

Po, sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave, gjatë gjithëvitit 2017 Kosova ka eksportuar në Bosnjë e Hercegovinë mallra në vlerë prej rreth 9 milionë eurosh, kurse importi i produkteve të Bosnjës në tregun e Kosovës ka qenë mbi 81 milionë euro.

Për shkak të humbjeve të pësuara, Sarajeva zyrtare ka kërkuar nga Kosova që pa kushte të shfuqizohet tarifa ndaj mallrave të saj nga ana e autoriteteve në Prishtinë. Kërkesa edhe zyrtarisht i është prezantuar delegacionit të Kosovës gjatë një takimi dypalësh të mbajtur të enjten në Sarajevë.

Në anën tjetër, pala nga Kosova ka paraqitur qëndrimin se tarifa ndaj këtij shteti nuk do të shfuqizohet përderisa autoritetet e Bosnjës të njohin të gjitha dokumentet e lëshuara nga shteti i Republikës së Kosovës.

Sytrime Dervisholli, drejtoreshë në Departamentin e Tregtisë në kuadër të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, e cila ka marrë pjesë në takim, thotë për Radion Evropa e Lirë, se kanë kërkuar nga autoritetet e Bosnjës që t’i njohin targat e veturave civile, zyrtare dhe komerciale.

“Po ashtu, njohjen e të gjitha dokumenteve të lëshuara nga institucionet e Republikës së Kosovës dhe njohjen e markave kombëtare të konformitetit. Të gjitha këto dërgojnë në njohjen e shtetësisë së Republikës së Kosovës”, thotë Dervisholli.

Edhe përfaqësues të komunitetit boshnjak në Qeverinë e Kosovës, pajtohen me vendimin e ekzekutivit për tarifën doganore.

Qerim Bajrami, zëvendësministër i Diasporës dhe Investimeve Strategjike, nga komuniteti boshnjak, në një bisedë për Radion Evropa e Lirë, thotë se edhe pse shumica e kompanive eksportuese në Kosovë kanë qenë nga Republika Serbe në Bosnjë, të zgjedhurit e boshnjakëve dhe kroatëve në këtë shtet, duhet të gjejnë mënyrën dhe të reflektojnë karshi njohjes së shpalljes së pavarësisë së Kosovës, njëherësh heqjen e regjimit të vizave.

“Eksporti i mallrave në Kosovë ka qenë më shumë nga Republika Serbe e ashtuquajtur, pasi ata posedojnë dokumente nga Republika e Serbisë dhe kanë pasur mundësi që pa viza të hyjnë në Kosovë. Unë pajtohen me vendimin e Qeverisë së Kosovës, sepse boshnjakët dhe kroatët në Bosnje duhet të gjejnë fuqi dhe mënyra, pavarësisht të drejtës së votës të përfaqësuesve të komunitetit serb, të tregojnë se janë të gatshëm të njohin pavarësinë e Kosovës. Kjo sepse boshnjakët në Kosovë edhe në Bosnjë vuajnë më shumë nga regjimi i vizave”, thekson Bajrami.

Ndryshe, produktet e qumështit dhe produkte të tjera ushqimore ishin në mesin e mallrave më të eksportuara të Bosnjës në tregun e Kosovës.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Një shkencëtar zbulon një nga bimët më të rralla në botë 

Një shkencëtar zbulon një nga bimët më të rralla në botë 

20 November, 2025
Diana përjetësohet në Paris, statujë prej dylli në qytetin ku humbi jetën 28 vjet më parë

Diana përjetësohet në Paris, statujë prej dylli në qytetin ku humbi jetën 28 vjet më parë

20 November, 2025
Përvjetori i masakrës së Mekës, pushtimi i Xhamisë së Madhe dhe rrethimi 15-ditor me qindra të vdekur

Përvjetori i masakrës së Mekës, pushtimi i Xhamisë së Madhe dhe rrethimi 15-ditor me qindra të vdekur

20 November, 2025
U diskrimunua për lidhjen me një person me ngjyrë, ish-policja shqiptare në SHBA fiton 1 milion dollarë dëmshpërblim

U diskrimunua për lidhjen me një person me ngjyrë, ish-policja shqiptare në SHBA fiton 1 milion dollarë dëmshpërblim

20 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result