Nju Jork, arrin në 10367 numri i viktimave nga COVID-19

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Qyteti i Nju Jorkut numëron 3778 të vdekur “të mundshëm” si pasojë e koronavirusit, që i shtohen 6589 rasteve të konfirmuara, duke e çuar bilancin në 10367 të vdekur, sipas shifrave zyrtare.

Të vdekurit “e mundshëm” përfshijnë personat që nuk janë testuar kurrë pozitivë me virus, por që akti i tyre i vdekjes e përmend këtë, si shkak të vdekjes, “COVID-19 apo një ekuivalent, sipas përcaktimit të publikuar nga shërbimet shëndetësore të qytetit.

Kjo do të thotë që duke marrë parasysh këto vdekje që lidhen me koronavirusin, më shumë se një në një mijë nju jorkez ka humbur jetën si pasojë e koronavirusit që prej fillimit të pandemisë.

Me 10367 të vdekur, vetëm qyteti i Nju Jorkut numëron më shumë viktima nga COVID-19 sesa shumica e vendeve në botë përveç Italisë, Spanjës, Francës, Mbretërisë së Bashkuar dhe SHBA-së.

Share This Article