Shteti i Nju Jorkut regjistroi sot një rekord të ri të numrit të vdekjeve nga koronavirusi i ri, me 779 vdekje në 24 orët e fundit.
“Pavarësisht numrit të vdekjeve, përparimi pandemik po stabilizohet”, tha guvernatori i shtetit, Andrew Cuomo.
“Masat e kontrollit dhe kufizimeve për aktivitetet jo thelbësore janë duke vepruar. Kurba e shtrimeve të reja në spitale rrafshuar”, vazhdoi ai, në njoftimin e tij të përditshëm mbi situatën.