Nju Jork, gjobë për ata që nuk mbajnë maskë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Qyteti i Nju Jorkut në SHBA do t’u verë gjoba njerëzve që refuzojnë të mbajnë maskë, ndërkohë që testimet pozitive për koronavirusin u rritën mbi 3 për qind, për herë të parë pas disa muajsh, tha Kryebashkiaku Bill de Blasio.

Zyrtarët së pari do të ofrojnë maska falas për ata që kapen me fytyrë të pambuluar. Nëse personi refuzon, atij do t’i vihet gjobë, u tha gazetarëve zoti De Blasio.

“Synimi ynë, natyrisht, është t’u japim të gjithëve një maskë falas për fytyrën,” tha De Blasio. “Ne nuk duam t’i gjobisim njerëzit, por nëse duhet, do ta bëjmë”.

Rregulli i ri është një zgjerim në të gjithë qytetin i një praktike të ngjashme të vendosur në fillim të këtij muaji nga Autoriteti Metropolitan i Transportit, i kontrolluar nga guvernatori i shtetit Nju Jork, Andrew Cuomo.

Sipas asaj praktike, udhëtarët që refuzojnë të mbajnë maskë në transportin publik gjobiten me 50 dollarë.

Share This Article