Nju Jork, një oficer policie godet me grusht një 19 vjeçare dhe e shtri në tortuar

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një video e publikuar në rrjete sociale ku shihet një oficer policie duke goditur me grusht një 19 vjeçare, e cila bie pa ndjenja në trotuar, tashmë është bërë virale.

Ngjarja ka ndodhur në Nju Jork gjatë një arrestimi të një 22 vjeçari , i cili akuzohet ng polica për tentativë vrasje.

19 vjeçarja shihet në video duke debatuar me efektivët e policisë ku njëri prej tyre e largon dhe më pas e godet me grusht duke e shtrirë në trotuar.

Oficeri, Kento Kinsey, i cili pretendoi se reagoi në atë mënyrë pasi 19-vjeçarja e sulmoi dhe e goditi atë, më pas e ngriti nga trotuari dhe i vuri prangat.

Policia e Nju Jorkut ka akuzuar 19-vjeçaren për sulm me uniformë, rezistencë ndaj arrestimit, pengim të autoriteteve, ndërsa nuk ka marrë asnjë masë ndaj oficerit që e goditi me grush.

Videoja shkaktoi zemërim në rrjetet sociale dhe u dënua nga aktivistët.

Share This Article