Nju Jorku do të hapë kinematë më 5 mars

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Guvernatori i shtetit federal amerikan të Nju Jorkut, Andrew Cuomo, tha sot se kinematë mund të hapnin deri në 25 për qind të kapacitetit të sallave të kinemasë nga 5 marsi, me kusht që të mos ketë më shumë se 50 persona në hapësirë.

Maskat për fytyrë do të jenë të nevojshme, shtoi Cuomo në konferencën e sotme me gazetarët dhe kinematë janë të detyruara të mbajnë standardet për ajrosjen e sallës dhe të shënojnë vendet në të cilat mund të ulet dhe kështu të ruajnë distancën, raporton Bloomberg.

Cuomo gjithashtu njoftoi planet për të lejuar serish mbajtjen e dasmave dhe disa tubimeve të tjera, dhe në fillim të këtij muaji ai lejoi restorantet në Nju Jork të punonin gjithashtu në ambient të mbyllur.

Share This Article