Nju Jorku synon të rrisë kapacitetin spitalor deri në 75 mijë shtretër

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Guvernatori i Nju Jorkut, Andrew Cuomo deklaroi se “Javits Center” në anën perëndimore të Manhatanit, është një nga katër vendet që po merret në konsideratë për spital urgjence, pasi shteti përpiqet të rrisë kapacitetin spitalor nga rreth 50000 shtretër në 75000, raporton “The Guardian”.

Cuomo theksoi se në spital janë shtruar 1600 pacientë dhe hapësira përgjatë lumit Hudson mund të mbajë 1000 shtretër të tjerë. Vende të tjera të propozuara përfshijnë kampuset e universitetit shtetëror “New York” në Stony Brook dhe “Westbury” në Long Island, si dhe Qendrën “Westchester”.

“Kjo do të na jepte një shpërndarje rajonale dhe një kapacitet të vërtetë nëse mund t’i bëjmë ato sa më shpejt”, theksoi Cuomo./ATSH/ 

Share This Article