Noizy, Stresi dhe Dj Crax gjobiten nga gjykata e Pejës! Ja sa është shuma që do paguajnë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Reperët Stresi, Noizy dhe DJ Crax janë dënuar për ngjarjen e bujshme që ndodhi gjatë këtij viti në një diskotekë në Pejë, ku ata u përfshinë në një sherr me reperin Medi Iseni. Sipas informacionit të publikuar nga “Prive”, tre protagonistët e ngjarjes janë paraqitur sot para organeve të rendit dhe ligjit në Pejë, ku iu janë komunikuar dënimet financiare.

Stresi është dënuar me një shumë prej 10,000 euro, Noizy me 15,000 euro, ndërsa DJ Crax me 5,000 euro. Kujtojmë se ngjarja e ndodhur më 8 gusht shkaktoi një përplasje të madhe, ku Noizy dhe DJ Crax u arrestuan për veprat e tyre. Megjithatë, më 16 gusht, Gjykata e Durrësit mori vendimin për të liruar Noizyn nga paraburgimi, duke i ofruar një garanci financiare prej 50,000 eurosh, që e lejonte atë të qëndronte i lirë deri në përfundim të procesit gjyqësor.

Ky vendim ka sjellë reagime të ndryshme, por përfundimisht, gjyqësori vendosi të vendosë dënimet financiare për reperët, duke mbyllur kështu një tjetër episod të përplasjeve publike në botën e muzikës shqiptare.

Share This Article